Meta nga plazhi i Durrësit u dërgon një mesazh special tifozëve të Sëlltikut (video)

Pavarësisht punëve të shumta, presidenti Ilir Meta nuk harron që të ndjekë skuadrën e tij të zemrës, Sëlltikun, si edhe të përshëndesë tifozët e skuadrës bardhejeshile.

Në një video në Twitter, me fanellën e ekipit, ai ka ftuar miqtë keltë që të vijnë në Shqipëri, për pushime.

“Sot në Durrës, duke u stërvitur për fitoren e dhjetë radhazi në kampionat. Përqafime të zjarrta për të gjithë miqtë e mi keltë dhe një të diel të bukur!

Jeni të mirëpritur të vizitojnë Shqipërinë e bukur për pushimet verore! Ju premtoj që nuk do të zhgënjeheni!”, ishte mesazhi i kreut të shtetit në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT