Mjeku flet për valën e dytë të Covid: Nuk ka mbërritur, jemi ende në…

Doktor Bilgin Sait, drejtues i repartit Covid në Spitalin Amerikan në Stamboll, ka deklaruar se nuk jemi në një valë të dytë të Covid.
Ai ka thënë se ende jemi në vijim të valës së parë.
“Nuk ka akoma në pyetje fluks të dytë, pasi në fluksin e dytë do të kemi një zerim të numrit të pacientëve dhe më pas del një pacient që sërish ndikon për përhapjen. Në akoma jemi në vijim i valës së parë, por në kuadër të karantinës ndikimi i virusit është i ndryshëm në vende të ndryshme. Akoma jemi në valën e parë.
Hapja duhet të jetë graduale dhe me kujdes kjo është një maratonë dhe do të zgjasë akoma shumë. Maska, distancimi, dhe larja e duarve duhet të vijojnë, por duket se njerëzit tashmë janë lodhur dhe të gjithë janë bezdisur dhe duket se e kanë të vështirë që të nisin më tej”, tha ai.
Më tej ai ka thënë se ilaçi i përdorur në Kinë për kurimin e Covid 19, është një ilaçi vjetër i përdorur në fillim në Japoni dhe në kinë. Bëhet fjalë për Favipiravir.
“Favipiravir është me patentat japoneze prej viteve 80’, nuk është ilaç i ri dhe afër 12 shtete në një koalicion me Japoninë dhe Kinën u bënë bashkë siç ishte dhe Turqia e kemi përdorur si ilaç. Ky është një ilaç që përdoret në fazën e parë të sëmundjes, pasi ky është një ilaç antiviral. Ky është një ilaç që po testohet për të parë efektin e tij, por kemi hipoteza që që duket se e zvogëlon ndikimin e virusit, por akoma jemi në pritje”, ka thënë ndër të tjera mjeku në një intervistë për Abc-në e Mëngjesit”.