Murrizi: Identifikimi biometrik nuk garanton votën, ja si manipulohet
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Myslym Murrizi mendon se risia e vetme e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, identifikimi biometrik, nuk ka asnjë vlerë.
Ndërkohë, opozita parlamentare mbetet e vendosur për të mos votuar kodin e ri zgjedhor nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor.
“Identifikimi biometrik nuk garanton votën. Çfarë do të thotë identifikimi biometrik. Ka qenë shenja e gishtit, nuk votoje dy herë. Këtu problemi i çunave problematikë, i parave të pista të drogës dhe korrupsionit, është blerë vota para ditës së diel. Kjo nuk ndahet me makineri 15.5 milion euro kur ALEAT thotë i ofroj me 5 milion euro. Duhet ashpërsim i kodit penal, transparencë për fushatën e partive dhe komisionerët të mos jenë militantë politike që në numërim bëjnë masakër. Unë jam viktimë e zonës së Dushkut.’, tha Murrizi në Ora News.