Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, kërkojnë pagën e dytë të luftës dhe rifillimin e punës

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot në protestë duke kërkuar pagën e dytë të luftës, por edhe rikthimin në punë. Ata janë ndarë në dy grupe sot, një pranë prefekturës dhe një tjetër pranë uzinës.

Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kërkojnë edhe një takim me pronarin që ka marrë uzinën.

Naftëtarët e Ballshit në datën 23 prill u bënë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, ndërsa sot ata kërkojnë sërish të ndihmohen nga shteti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT