Nazarko: Palët debat të egër për Reformën Zgjedhore, gjenden nën “kërcënimin” e ndërkombëtarëve

Duke folur për Reformën Zgjedhore, gazetari Mentor Nazarko tha se palët politike janë duke zhvilluar debat të egër për të.

“Palët e vendosën vetë 31 maj si datën e fundit për të arritur marrëveshje. Opozita dhe qeveria nuk kanë besim tek njëri tjetri. As në Kosovë dhe as në Maqedoni të Veriut nuk kanë debat kaq të egër sa këtu. Ndryshimet duhen 6 muaj para zgjedhjeve.

Nuk jam gazetar sovranist, e shoh me pozitivitet faktorin ndërkombëtar. Moderniznimi i shtetit shqiptar duhen jo vetëm nga shqiptarët, por edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Ndërkombëtarët duan që kombi shqiptar të mos jetë pas sllavëve në raport me integrimin europian. Opozita e ka të drejtë kërkesën për identifikimin biometrik, që mos të ketë votime familjare”, tha Nazarko.

Më tej, Nazarko vlerësoi se si pasojë e sistemit politik, Shqipëria është dhe vazhdon të mbetet në vend, duke mos pësuar ndryshime e zhvillime.

“Listat e mbyllura është fenomen negativ i palëve. Shqipëria mungon nga mungesa e garës, por ka status quo. Status quo doo të thotë që nuk ka ecje, por ngecje në vend. Sistemi danez do të ishte një përparim. Mungon gara edhe në politikë, por edhe në ekonomi. Unë mendoj se të dyja palët janë nën kërcënimin e SHBA kryesisht, që të bëjnë përpara në këtë reformë. Do dopja që maxhoranca të japë për opozitën të gjitha kushtet që parashikon ODIHR. Besoj se do të gjendet marrëveshja. Vetëm presidenti është palë që mund të kundërshtojë maxhorancën, sepse opozitë në parlament nuk ka”, përmbylli Nazarko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT