Neritan Ceka akuza të forta qeverisë dhe ambasadorit Soreca: Po përgatisin vjedhjen e Bylisit

Arkeologu Neritan Ceka ka lëshuar akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj menazhimit që i bën qeveria shqiptare monumenteve të kulturës, ndërsa nuk ka kursyer as ambasadorin e BE në Tiranë Luigi Soreca.

Ceka tha se delegacioni i BE përmes një ndërhyrje në ligjin për Monumentet e Kulturës po synon të vjedhë qytetin antik të Bylisit.

“Më shqetëson që para Sgarbit ka shkuar drejtori i Koperacionit Italian dhe këtë e ka publikuar i njëjti site. Kjo lidhet me një pregatitje për ta vjedhur Bylisin, jo emrin. Instituti i Monumenteve ka tre vjet që në bashkëpunim me delegacionin europian të Sorecës dhe një specialiste që pretendon se vjen nga PD po përgatiten të ndryshojnë ligjin. Delegacioni i BE ka ndërhyrë te ligji për Monumentet e Kulturës për të futur një nen që u jep mundësi fondacioneve për të administruar. Kanë ngritur një fondacion Emilia Romana. E dimë kush është. Ky fondacion është përgatitur për të marrë këto 6 milion. Kanë kompaninë italiane, Ministrinë e Kulturës, delegacionin e Sorecës. Në strehën e tij kanë bërë gjithë këtë marifet për të sjellë 6 milion euro në Bylis, kanë përjashtuar specialistë shqiptarë. Kjo zonja e PD është kryesorja. Ky projekt është shkatërrimtar, bëhet nga njerëz që nuk e njohin Bylisin”, u shpreh Ceka në RTV Ora.

Ai tha se për Bylisin specialistët kanë punuar për 40 vite dhe janë harxhuar mbi 10 milionë euro, dhe tani sipas Cekës përmes ndryshimeve në ligj duan t’ia japin qytetin antik fondacioneve.

“Këtë nen e ka bërë zyra e Sorecës në bashkëpunim me Koperacionin Italian, i kemi provat. Nëse duan të bëjnë diçka të marrin Lezhën, kemi punuar por jemi në fillim. Ta marrë një fondacion dhe të punojë por jo atë që kemi bërë gati. Kemi punuar 40 vjet në Bylis, hemi harxhuar mbi 10 milion euro. Nuk më mbetet qejfi që më heqin mua, por po heqin brezin e ri që punon. Këtyre kur u shkon me firma ndërtimi dhe i thua çfarë është e jotja, çfarë është e imja, këta janë gati. Si politikan jam shumë ,pro europianist por me delagacione të tilla që merren me biznes, është një Europë që i ka ardhur fundi. E kuptoj se pse ka ikur Anglia. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë rracë europianësh dhe do të jem i gëzuar ditën që do të futemi në Europë që ky delegacion do të zhduket nga Shqipëria”, tha arkeologu Neritan Ceka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT