“Nëse dikush më thotë gomar…”, Rama flet për dënimin me vdekje pas përdhunimit të 15-vjeçares

Deputeti i opozitës Halit Valteri ka propozuar rikthimin e dënimit me vdekje për përdhunuesit, duke iu referuar rastit të abuzimit të një 15-vjeçareje në Babrru.
Kryeministri tha se ndryshimi nis që në parlament, ku nuk duhet të përdoren fjalë fyese, pasoi do bëhemi shembull I keq për fëmijët.
“Miku im. Dënimin me vdekje nuk e the vetëm ti, iu referova atyre që shkruajnë në facebook. Të kam dëgjuar kur flet këtu, thua ‘vazhdoni vidhni, bëni këtë punë’. Çfarë mendon dikush kur të dëgjon ty se je më i miri nga poshtë në kategorinë e këtyre. Ça do mendojnë fëmijët kur dëgjojnë këto fjalë. Këtu fillon, që tek shembulli në komunikim. Unë nuk mendoj se nëse dikush këtu më thotë mua gomar, nuk po bën krim. Ky është opinion, që mund të merret si fyerje. Nuk është ok, por nuk ka problem. Edhe nëse Sali Berishës do t’I thoja ti je vrasës, ti je hajdut, nuk do të më vinte mirë për vetën time.”, tha Rama.
Rama, teksa dënoi rastin, tha se publikimi i detajeve për vajzën e mitur ishte një ridhunim i saj.