Nesër mblidhet Komisioni Europian, diskutohet edhe për shembjen e Teatrit në Shqipëri

Ditën e nesërme Komisioni Europian do të mblidhet për të diskutuar çështjet kryesore që po ndodhin në europë, ndërsa në rendin e ditës është vendosur edhe Shqipëria.
Bëhet me dije se në pikën 10 të rendit të ditës do të flitet rreth situatës aktuale në vendin tonë, pas marrëveshjes për Reformën zgjedhore, që ka ngecur te depolitizimi i KQZ-së.
Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian David McAllister, ka vënë në dukje shqetësimin e tij, në lidhje me mënyrën se si u realizua shembja e Teatrit Kombëtar.
Sipas tij, shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me qeverinë shqiptare.