Ngjela: Po u firmos në Uashington ndërrimi i territoreve me Serbinë, në Kosovë nis ‘Lufta e Vlorës’

Avokat Spartak Ngjela duke folur për takimin që do të zhvillohet në 27 qershon në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, tha se SHBA nuk ka folur fare për shkëmbim territoresh sepse ajo ka njohur pavarësisën e vendit.
Në një intervistë për RTV Ora, Ngjela, u shpreh se opinioni publik në Kosovë është në një gjendje alarmi dhe nëse sipas tij një nga kryeministrat e dy vendeve firmos shkëmbimin e territoreve, atje do të nis “Lufta e Vlorës”.
”Shenjat janë që kufiri i Kosovës nuk ndërrohet. Çfarë ndodhi atje? Atje u sensibilizua opinioni publik për marrëveshjet e fshehta që kishin bërë ata. Uashingtoni lart nuk kishte folur fare. Pse? Nuk mund të fliste presidenti amerkian sepse është shtet i pavarur, ka njohur pavarësinë. Këta vazhduan, kartat iu kapën, i denoncuan ata interlekoturët. Opinioni publik në Kosovë është në një gjendje alarmi. Është në një gjendje të alarmi të tillë që në rast se atje, njëri nga këta kryeministrat firmos ndërrimin e territoreve atje nis ”Lufta e Vlorës”. Nëse ai skenar bëhet, atëherë kemi luftën e Vlorës”, tha avokat Ngjela.