Një mjek dhe dy infermiere pozitiv me Covid, mbyllet kosultorja e fëmijëve në Pogradec

Ditën e sotme është mbyllur kosultorja e fëmijëve në qyetin e Pogradecit.

Bëhet me dije se një mjek dhe dy infermjere të kësaj qendre kanë rezuluar pozitiv me koronavirus.

Sakaq, punonjësit e tjerë të kësaj konsulte janë futur në karantinë.

Ndërkohë iu është marrë tamponi personave që kanë pasur kontakt me të infektuarit, kryesisht famijarëve të tyre, por edhe nënave e fëmijëve që kanë qenë në vizitë pranë kësaj qendre shëndetsore ditët e fundit.

Kujtojmë që vendi ynë prej disa kohësh ka shënuar një numër të lartë të rasteve me koronavirus. Ditën e sotme u konfirmuan 53 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve, 3 prej të cilëve ishin në qytetin e Pogradecit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT