“Një spital fantazmë që do të shtojë humbjet njerëzore”, Shehu paralajmëron Ramën

Vjen reagimi i parë nga opozita në lidhje me spitalin e ri të inaguruar nga ana e qeverië për Covid-19, ku një godinë e një universiteti privat në periferi të Tiranës do të shërbejë për pacientët e prekur nga koronvirusi.
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu thekson se kryeministri Rama u shfaq sot si “kofini mbas të vjelave” dhe paraqiti një “fantazëm spital” dhe po keqpërdor miliona lekë nga buxheti i shtetit.
” Se pari ai veçse paraqiti një spital bosh, pa personel, pa pajisje, pa diagnostikë, pa teknologji speciale reanimacioni, etj, një “fantazëm spital”, që të jeni të bindur nuk do mund të vihet në përdorim për këtë qëllim…nqs vihet veçse do të shtojë humbjet njerëzore. Që një spital të kaloje ene eficiencë, të ketë parametrat europiane, terapi intensive për çfarë thuhet, që të mos ndodhi ajo çfarë ndodhi me pacientët e intubuar këto muaj, kërkon shumë më tepër se një “shoë” në një strukturë të tillë të izoluar. Ne kishim dy spitale “Covid”, njërin e mbyllëm, tjetri është me gjysmë kapaciteti e po hapet një i trete në “shkretëtire”….vetëm me disa orendi!!!”, shprehet Shehu.
Reagimi i plotë
Kryeministri prezantoi sot një “spital Covid 19”, në një strukture private ene Tiranë, për të fshehur dështimin e plotë e shume dimensional të tij përpara epidemisë.
Se pari ai veçse paraqiti një spital bosh, pa personel, pa pajisje, pa diagnostikë, pa teknologji speciale reanimacioni, etj, një “fantazëm spital”, që të jeni të bindur nuk do mund të vihet në përdorim për këtë qëllim…nqs vihet veçse do të shtojë humbjet njerëzore.
Që një spital të kaloje në eficiencë, të ketë parametrat europiane, terapi intensive për çfarë thuhet, që të mos ndodhi ajo çfarë ndodhi me pacientët e intubuar këto muaj, kërkon shumë më tepër se një “shoë” në një strukturë të tillë të izoluar.
Ne kishim dy spitale “Covid”, njërin e mbyllëm, tjetri është me gjysmë kapaciteti e po hapet një i trete në “shkretëtire”….vetëm me disa orendi!!!
Nuk dua te zgjatem, por eksperienca e kësaj periudhe, burimet tona financiare e njerëzore tejet të vogla imponojnë domosdoshmërinë e shfrytëzimit të të gjitha kapaciteteve tona publike e private ekzistuese me decentralizimin e këtij procesi, si në nivelin laboratorik e testimit të gjerë, të forcimit të mjekut te familjes, sigurimit të mbrojtjes së personelit kudo, ashtu e të përmirësimit të nivelit të spitaleve në periferi, elemente këto në gjendje të mjeruar.
Dhe jo improvizime të tilla të dështuara që pa u filluar, me keqpërdorime fondesh e resursesh, pa asnjë perspektive, veçse nqs mbrapa fshihet ndonjë PPP e re!!
Dhe një këshillë në fund, me parë se të shpenzoni për “shfaqje” të tilla, kujdes me QSUT, testoni aty të gjithë personelin e pacientët e saj, mendoni për të gjithë sistemin ekzistues se siç duket gjendja është e njëjtë kudo!