Një tjetër koalicion PS- LSI? Rama e thotë prerë dhe parashikon të ardhmen e Ilir Metës

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në Open në Top Channel ku do të pyetet për temat më të nxehta të aktualitetit. Kur u pyet për koalicion me LSI-në, Rama hodhi poshtë zërat për një koalicion të tillë.

Pyetja e Eni Vasilit ishte e drejtëpërdrejtë, nëse a mund të ketë një koalicion me LSI në zgjedhjet e ardhshme, por po ashtu ishte edhe përgjigja e kryeministrit.

Përgjigja e prerë ishte “jo”, ndërsa ngacmimi për një parti të re politike në Shqipëri, Rama tha se “Kështu mendoj. Ky është thjeshtë një parashikim. Herë dalin herë nuk dalin. Nuk shpjegohen!”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT