Një zog i rrallë zbulohet për herë të parë në Shqipëri (FOTO)

Për herë të parë në Shqipëri është parë një shpend shtegtar, i quajtur Këmbëqirithi i përhimë (Xenus Cinereus).

Shpendi u pikas gjatë fundjavës nga vëzhguesit e natyrës në Kriporen e Skrofotinës, në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Vrojtimi i Këmbëqirithit të përhimë është rastësor në Shqipëri dhe shpendi duhet të konsiderohet si aksidental, sipas ekspertëve. Rruga e zakonshme e shtegtimit të tij nga Afrika perëndimore është ajo Mesdheut Lindor dhe Detit të Zi ndërkohë që vendet e folezimit ndodhen në skajin e Evropës Verilindore dhe Azinë Veriore.

Këmbëqirithi i përhimë ka si tipare karakteristike sqepin e lakuar përpjetë, këmbët ngjyrë portokalli, trupin e vogël, ngjyrën e përhime dhe sjelljen e veçantë krahasuar me baltakë të tjerë të ndodhur aty rrotull.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT