Nuk dha dorëheqjen, Çun Lajç ‘shpërthen’ ndaj Thaçit: Kurrë s’ta kam dashtë surratin, s’ke kancerin si Rugova…

Aktori i njohur Çun Lajçi reagon shpesh për ngjarjet e aktualitetit në trojet shqiptare.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka komentuar akt-akuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Lajçi ka kritikuar Thaçi pas fjalimit që mbajti mbrëmjen e djeshme në lidhje me akuzat e Gjykatës Speciale.

Ndër të tjera, aktori thotë se Thaçi nuk mund të jetë njeri, pasi nuk jep dorëheqjen.

Postimi i plotë:

Ti mashkulli i Brojës!

Veç orën, e shtrejtë, n’dorë e shtine n’gjynah mbramë, por kosovarin, Zot e krenar mbi ket dhe, jo!

Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo!

I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa!

Shko, se qebesa i ban nder lëkurës tande, jo atdheut jo, ate e ke poshtnua plot 20 vjet!

– Dhe s’di pse duhej, Ismail këshilltari me ta shkrua at tekst patetik. Ti s’e ke kancerin si Rugova m’u zverdhë e m’u mundua me i shti gurët n’gjynah!

– Ti s’e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s’din ç’asht me pasë zemër e shpirt njeriu!

Ik, se je lodhë tue u mshef!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT