Nuk ka dështuar qeveria në luftën kundër covid-19, po ka triumfuar injoranca jonë dhe palo politika!

Që para tri ditësh,
kur këtu ne shkruam,
rritje infektimesh,
i parashikuam!

Në këto tri ditë,
me gjithë përpjekjet,
shumë fish infektime,
janë shtuar dhe vdekjet!

Vërtet u bë hapja,
dhe me vendet rrotull,
po fatkeqësisht jemi,
injorant si popull!

Shumica s’kuptojnë,
jo-gjëndjen kritike,
janë-thonë injorantët,
lojra politike!

Anti propoganda,
çdo ditë po rritet,
dhe për fat të keq,
asnjë gjuhë s’po pritet!

Opozita njerëzit,
drejt vdekjes po çon,
kur vetë Luli Basha,
covidin mohon!

Kur po thotë pareshtur,
ka Rama-virus,
duhej arrestuar,
që të rrijë sus!

Ti dëgjo doktorët,
more pis milet,
sepse ky virus,
pa mëshirë të vret!

Një iku pardje,
tjetri mbrëmë iku,
dhe sëmundjes ende,
s’i ka ardhur piku!

Njerëzit hoqën dorë,
nga gjithë kufizimet,
janë kthyer në masë,
puthjet-përqafimet!

Distanca sociale,
s’i vjen kujt ndër mënd,
dhe tani s’po dimë,
ku po shkon ky vënd!

Mos dëgjoni njerëz,
Luli Bashën zgjyrë,
dhe lakejtë e tjerë,
krejt të pafytyrë!

Përpara dhjetë ditësh,
në vend nderi ishim,
numër një shifror,
infektimet ishin!

Tani si të tjerët,
edhe ne u bëmë,
po ende covidi,
s’është kthyer në gjëmë!

Tani që nga shteti,
pengesa nuk kanë,
menaxhimin-njerëzit,
vetë në dorë e kanë!

Njerëz mos dëgjoni,
Lulëzim hajvanin,
dëgjoni doktorët,
mbi të gjithë Tritanin!

A.DUKA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT