Origjina e Covid-19, OBSH do të dërgojë një ekip në Kinë për të hetuar

Organizata Botërore e Shëndetit në një konferenc për shtyp ka bërë me dije se do të dërgojë në Kinë një ekip për të hetuar sesi filloi pandemia.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është shumë e rëndësishme që të njihemi me burimin e virusit.

“Njohja me burimin e virusit është shumë, shumë e rëndësishme. Ne mund ta luftojmë më mirë virusin kur dimë gjithçka për të. Ne do të dërgojmë një ekip javën tjetër në Kinë për të hetuar dhe shpresojmë se do të kuptojmë se si filloi virusi,” tha Ghebreyesus.

Sakaq, shkencëtarët besojnë se virusi është trasmetuar nga kafshët te njerëzit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT