Pa shezlonge dhe me rërë të pastër, panorama nga plazhi i Durrësit sot

Duken si pamje të një plazhi në një ishull nëpër botë, por fotot e shkrepura sot vijnë nga plazhi i Durrësit. Temperaturat janë rritur dhe disa qytetarë kanë zgjedhur të pushojnë e të marrin rreze në bregdet.
Ndryshe nga sezonet e tjera, pushuesit shihen duke ruajtur distancimin social nga njëri-tjetrin, ndërsa nuk shihen shumë shezlonge dhe sipërfaqe të mëdha të lira, me rërën e pastër.
Plazhi për të gjithë qytetarët nis nga data 10 qershor. Ndërkaq, kryeministri Rama ka deklaruar se këtë vit rëra do jetë për pushuesit, dhe jo për ata që zaptojnë me shezlonge duke këruar para.
Përjashtim bëjnë vetëm strukturat hoteliere që kanë një sipërfaqe të caktuar për të vendosur çadrat e shezlonget.




