“Paga e luftës”/ Tatimet njoftim të rëndësishëm për përfituesit, si duhet të veproni

Për të gjithë ata individë që përfitojnë ndihmë financiare sipas paketës së 2-të të qeverisë dhe që ende nuk e kanë marrë pagesën e tyre, kanë mundësi të plotësojnë formularin përkatës.
Drejtoria e Tatimeve bën me dije se bëhet fjalë për të gjithë ata punonjës, të cilëve punëdhënësi nuk u ka plotësuar një formular të tillë. Janë rreth 5 mijë persona që përfitojnë këtë pagë.
“Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhëni i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.”
Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmwwx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6wI/viewform?edit_requested=true.
Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Për të verifikuar të dhënat personale dhe plotësuar IBAN dhe emrin e bankës përkatëse, lutemi të ndiqni njoftimin në linkun e mëposhtëm: Link