Përfundon takimi i Thaçit me Lajçak, përfaqësuesi i BE insiston që dialogu të nis në Bruksel: Ky proces duhet të përfundojë suksesshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se i ka konfirmuar përfaqësuesit të BE-së se procesi i dialogut me Serbinë duhet të fillojë me liberalizim të vizave dhe të përfundojë me njohje reciproke.

Përmes një konference për media, ai theksoi se e ka informuar Lajçakun për progresin dhe reformat e arritura në Kosovë.

“Kosova ka një alterantivë të vetme që të jetë pjesë e BE-së. Presim nga shtetet mike që gjithë këtë trazicion 20 vjeçar ta mbështesin liberalizimin e vizave. Diskutuam për angazhimet që z.Lajçak do t’i ketë për dialogun Kosovë-Serbi. Sigurisht çdo angazhim është i mirëseardhur. Dua të besoj që do të kemi veprime dobiprurese për dy popujt tanë”, tha presidenti.

Nga ana tjetër, Lajçak u shpreh se Bashkimi Europian është i angazhuar që sa më shpejtë të rinis dialogu.

”Ajo çfarë dua unë është që ta sjell këtë proces të nisur në 2011, në një përfundim me përfundim të suksesshme”, tha Lajçak.

Pyetur nëse do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut, datë 27 qershor e paralajmëruar kjo nga i Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, Ambasadori Richard Grenell, Lajçak insistoi se dialogu duhet të nis në Bruksel.

”Shpresojmë që ky proces, të vazhdojë dhe do të ketë takim së shpejti edhe në Bruksel. Nuk e di por ajo që di është se Bashkimi Evropian ka punuar afër me SHBA-të dhe gjithçka që është arritur në dialogu është rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë në mes BE-së deh SHBA së dhe do të doja të vazhdojë ky komunikim i ngushtë me SHBA-të”, përfundoi Lajçak.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT