Përkeqësohet situata në Spitalin Infektiv, shtrohet një çift i moshuar

Pritej e kundërta, por situata me koronavirusin në vend po merr një rrjedhë të pazakontë.

42 rastet e ditës së sotme kanë rikthyer edhe njëherë frikën, sidomos për kryeqytetasit, aty ku është përqëndruar fluksi i të infektuarve.

Situatë shqetësuese paraqitet edhe në Spitalin Infektiv, në të cilin shtohen pacientët që kanë nevojë për shërbim mjekësor.

Së fundmi një çift i moshuar ka mbërritur me ambulancë në spital.

Zyrtarisht, ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 46 të shtruar në spital, 8 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT