Petrit Vasili ‘sulmon’ Ramën: Gënjeshtari nuk do të tregojë kurrë të vërtetën për detajet e marrëveshjes, ndaj do ta bëjmë ne…

Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama përsa i përket marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Nënkryetari i LSI-së thotë se Rama gënjeu përsëri, pasi ishte opozita ajo që kërkoi depolitizimin e administratës zgjedhore, ndërsa ai e refuzoi se do të vjedhë pa hesap.

Vasili thotë se të vërtetën Rama nuk do e tregojë kurrë pasi është gënjeshtar, ndaj i mbetet opozitës që ta bëjë.

Reagimi i plotë i Vasilit

Rama genjeu prap!!!

Opozita kerkoi depolitizim te procesit zgjedhor pa administraten hajdute te Edi Rames.

Edi Rama refuzoi sepse donte te vidhte zgjedhjet me pa derman dhe ishte ai qe kerkoi te vazhdohej administrimin e meparshem.

Rama le ta tregoje propozimin e opozites ne oren 10 te mengjezit te dates 5 qershor.

Por nje genjeshtar nuk do ta tregoje.

Ndaj do ta bejme ne…..!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT