Plas ‘lufta’ në Twitter, Grenell dhe diplomati gjerman përplasen për Kosovën

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka reaguar pas lajmit të emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë këtë muaj në Uashington.

Grenell njoftoi se në 27 qershor palët dotë takohen në Uashington, ndërkohë që ka marrë pëlqimin e Hashim Thaçit dhe Avdullah Hotit.

Por diplomati gjerman Ischinger ka thënë se një gjë e tillë po bëhet pa koordinim me Bashkimin Evropian, ku emisari i BE për dialogun Miroslav Lajçak do të mbërrijë ditën e sotme në Kosovë.

“Në rregull, por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të Grupit të Kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Trojkën 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

Grenell është kundërpërgjigjur ndaj deklarimeve të Ischinger duke thënë që “vërejtjet e tij të mos i kursejë në drejtim të institucioneve të BE-së”.

“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim për BE-në për të ndërmarrë veprime për vizat, të cilat ata i kanë premtuar për vite të tëra? Populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë progres”, ka shkruar Grenell.

Por ka ardhur edhe përgjigja e menjëhershme e Ischinger, i cili ka thënë se serbët lëvizin lirshëm, nd♪7rsa shprehet se ka kërkuar gjithmonë që kosovarët të lëvizin lirshëm.

“Udhëtimi pa viza për Kosovën është vërtet një pikë e mirë. E kam mbrojtur fuqimisht këtë për një kohë të gjatë sikurse e dinë miqtë e mi kosovarë. Sa i përket Serbisë, sigurisht që ka vite që ka udhëtime pa viza”, tha Ischinger.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT