“Po betonizohet hyrja e parkut të Liqenit”- PD nxjerr dokumentet: Veliaj jep lejen për pallatin 9 katesh të klientit

Partia Demokratike ka denoncuar nisjen e betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.

Zëdhënësja, Ina Zhupa tha se është dhënë një leje për një ndërtesë mbi 9 kate për një firmë ku punon vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.

“Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por ndërkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klientëve të zakonshëm do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut”, thotë ajo.

Postimi i plotë:

Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT,  me ndertesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi!  Zgjedh firmen e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

E kemi paralajmëruar dhe faktuar me dokumente që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet garda e republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në cdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” sic tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.

Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut.

Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj.

156eb570-ddbc-470e-aa21-a5571151e1a3

72feebbc-f628-4bb2-8851-2a7558d0ddad

d31a7b23-b929-4d2e-beae-a48d45148c42

09be5914-45b2-417a-991a-cc9396ebc6f8

7b0ea29a-82ac-4154-a16f-af5d7defc0d5

Back to top button
LAJMET E FUNDIT