Policia përplaset me banorët në Velipojë, Forcat Speciale përdorin gazin lotsjellës (VIDEO)

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit në një aksion për prishjen e disa ndërtimeve në Velipojë. Mirëpo, banorët vendas janë shprehur kundër shkatërrimit të objekteve në pronësi të tyre.
“Jemi kundër prishjes së ndërtesave tona. Duam vendimin që shprehet për shembjen e objekteve tona”, thonë banorët, ndërsa një pjesë e tyre paraqesin edhe shkresa zyrtare që konfirmojnë se janë në procese gjyqësore me IMKT, apo njësitë e qeverisjes vendore.
Operacioni ka nisur gjatë paradites, por Policia ka hasur në kundërshtinë e banorëve, aq sa përplasja është bërë me e fortë gjatë orëve të pasdites.
Kësisoj, Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e banorëve. Shumë forca policie kanë qenë në mbështetje të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Velipojës. Sipas burimeve të IKMT, aksioni është ndërmarrës pasi shumë individë kanë zaptuar rërën dhe hapësira të tjera publike.