Politika në Tiranë “zien”/ Meta ja shtron me raki në Çorovodë, i dhuron lule…(FOTOT)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vizituar këtë të enjte Çorovodën, ku po shijon bukuritë natyrore dhe traditat e këtij vendi.

Përmes një mesazhi në’ facebook’ Meta pubikon disa fotografi, ku shfaqet duke ngritur një dolli “për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko”, ndërsa ka takuar dhe poetin e madh, Xhevahir Spahiu.

“Shumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh Xhevahir Spahiu, sidomos në Skrapar, ku ndodhet Mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme.

Sot tek “Verori” në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko”.“, shkruan Meta.

Ndërkohë në Tiranë po zhvillohen debate në parlament ku nuk munguan as sherret mes deputetëve të opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT