Rama prezanton kryenegociatorin për negociatat me BE-në: Mund të kërkojë llogari nëpër Ministri, ne do të plotësojmë kërkesat

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për Zhvillimim e Negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE.
Sipas Ramës kryenegociatori është Zef Mazi.
“Nga ana tjetër këtu sëbashku me përfaqësuesit e mediave janë të ftuar edhe koordinatorët e rrjetit të integrimit. Këtu praktikisht përfshihen të gjitha institucionet e vendit, aq më tepër kur bëhet fjalë për të nënshkruar kontratën e madhe me BE-në. Nga ana tjetër do të duhet të krijojë një frymë skuadre, një disiplinë skuadre. Duhet që koordinatorët t’i përkushtohen kësaj punë, jo si punë të dytë, pasi një pjesë e tyre janë zvministra. Nga krijimi i kësaj skuadre kjo punë për ta do të jetë primare. Bëhet fjalë për bërthamanën e skuadrave në secilin insitucion. Përzgjedhja është bërë, duke përzgjedhur ata që janë me një profil të përshtatshëm. Është kryenegociatari ai që do të përcaktojë punën e gjithësecilit. Ai mund të bëjë edhe zëvëndësisime për ata që nuk i përgjigjen ritmit. Detyra i këtij grupi negociator është bashkëpunimi dhe kontakti me BE-në.
Duhet të përmbushen sa më shpejt detyrat. Grupi do të mbështet nga qeveria. Grupit negociator nuk është më vete dhe qeveria nuk i lan duar me krijimin e këtij grupi. Grupit negociator ka një influencë të madhe, madje mund të kërkojë llogari edhe mbi qeveri. Kërkesat e grupit negociator për çdo ministrit janë detyruese. Në fakt me fillimin e këtij procesi nuk janë as 15 as 4 kushte por janë mijëra, mijëra janë faqet e plotësimit të këtyre kushteteve. Ky nuk është proces që vetëm shkruaj ligje, por ata edhe duhet të zbatohen. Është një negocim mes një superfuqie dhe mikrofuqie, kuptohet që negociata është e pabarabartë, superfuqia kërkon ne ia plotësojmë kërkesat. Si mësuesi me nxënësit. Duke mos u zgjatur më tutje do ta mbyll me një falënderim për ministrin në detyrë, i cili realisht ma ka bërë fare të lehtë, mund të kem titull. Faktikisht ai e bën punën e tij më mirë se po të isha unë në vendin e tij. Unë nuk hyj tek ata që e pranojnë se kanë njerëz më të zotë se vetja. Ka punuar nën presion, sidomos në kohën e karantinës, ku kjo ministri i është përgjigjur mijëra halleve të shqiptarëve“, u shpreh Rama.