Rama vizitë urgjente në Kosovë, ja axhenda e takimeve

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Kosovë për një sërë takimesh pas aktakuzave të Tribunalit të Hagës ndaj Thaçit e Veselit.

Mediat kosovare raportojnë se Rama do të takohet me Presidentin Thaçi dhe me kreun e PDK, Kadri Veselin.

Po ashtu do të ketë takime edhe me Vjosa Osmanin apo dhe me liderët e partive të tjera.

Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaftë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit.

Prej publikimit të aktakuzave, Rama i doli menjëherë në krah Thaçit e Veselit duke i cilësuar si heronjë të Kosovës, kurse Serbinë si xhelatin e luftës së vitit 1999.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT