Rama zbardh takimin me Thaçin: Një bisedë vëllazërore, ja temat për të cilat folëm

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Teksa ndan një foto nga takimi, kreu i qeverisë nuk jep shumë detaje rreth tij.
Rama mjaftohet duke shkruar, “Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”.
Më herët Thaçi u prit në takim edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili tha se, “Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”.