Rama zbulon detajet: Në Prishtinë për të mësuar më shumë pas fletë rrufeve

Situata e krijuar në Kosovë, pas thirrjes aktakuzave të publikuara nga Gjykata Speciale e Hagës kundër presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka shkaktuar tronditje.

Për këtë hetim të nisur nga prokurorët specialë pati pasojën e parë atë anulimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Situata po ndiqet me kujdes nga Tirana zyrtare, ku ditën e sotme drejt Prishtinës ka udhëtuar kryeministri Edi Rama,. Në axhendë janë takimet e të gjithë liderëve të politikës kosovare. Rama do të takohet dhe me presidentin Thaçi pak përpara se ai të flasë publikisht për akuzat e Hagës për krimet e luftës.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

https://twitter.com/ediramaal/status/1277554774175604738
©Copyrigh

Back to top button
LAJMET E FUNDIT