Raporti i DASH, Meta: Stop praktikave korruptive me pronat e xhamive dhe kishave

Presidenti Ilir Meta e cilëson si realist raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi çështjet e lirive dhe të besimeve fetare.

“Ndaj të njëjtat konkluzione me gjetjet e raportit, ku evidentohen shqetësimet e komuniteteve fetare për moskthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, si dhe vështirësitë për marrjen e lejeve nga disa autoritete lokale për ndërtimin e institucioneve të kultit. Apeloj që të gjitha shqetësimet e ngritura në raportin e DASH, veçanërisht lidhur me trajtimin e pronave dhe pengesat administrative e burokratike të vlerësohen me përparësi nga autoritetet përgjegjëse shtetërore dhe të marrin zgjidhje ligjore pa zvarritje të mëtejshme”, deklaron presidenti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Duke çmuar si të një rëndësi të madhe harmoninë ndërfertare, presidenti kërkon pavarësinë e institucioneve të klerit në Shqipëri.

“Ky proces, do të ndikonte në forcimin e pavarësisë të komuniteteve fetare dhe do t’i mbante ato larg ndikimeve të huaja, që synojnë dëmtimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare. Duhet një reagim energjik dhe i sinqertë, institucional shtetëror për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës së komuniteteve fetare duke u dhënë fund praktikave burokratike dhe korruptive”, shprehet Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT