Raporti i Venecias/ Balla: Nuk u rrëzua siç pretendon opozita, ja çfarë u kërkua
Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar opinionet e Komisionit të Venecias për paketën Anti-Shpifje dhe procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Balla tha se këto opinione demonstrojnë traditën e gjatë e të suksesshme te bashkëpunimit me Komisioni i Venecias për konsulentë e vyer ne forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor.
Mes të tjerash ai theksoi se këto dy opinione i shërbejnë ecurisë së mëtejshme, të reformës në drejtësi.
“Komisioni i Venecias miratoi dy opinione mbi emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe mbi draft-ligjin e mediave.
Këto opinione i shërbejnë ecurisë së metejshme te reformes ne drejtesi si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demoracisë në vend sic është ai i media. Këto opinione demonstrojnë traditen e gjate e të sukseshme te bashkepunimit tone me Komisioni i Venecias per konsulencen e vyer ne forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor.
Dua të falenderoj ekipin këtu në Kuvend që bashkëpunuan në një komunikim dosa mujor me Komisionin e Venecias. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, dhe me qellimin e vetem qe t’i sherbeje zbatimit te shpejte te reformave në vend, reforma të shumepritur nga shqiptaret. Nuk është detyre e Komisionit të Venecias të analizoj sjelljen e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare.
Është detyra jone si ligjvënës qe opinionet te mos i lexojme me disa fjali te shkëputura, por ne teresine e tyre. Parlamenti si perfaqesues i sovranitetit te popullit ka pergjegjesi qe jo vetem te zbertheje cdo rekomandim te opinioneve por edhe te adresoje hapat e duhur per zbatimin e tyre. Si i tille ky proces nuk mund te jete nje proces ekzaltimi qe minimizohet vetem ne “kush ka te drejte” por vete publiku do të mund ti lexojë e të na gjykojë. Kush nuk e kupton kete dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetesim as demokracine, as ligjin dhe as standardet.
As kjo qasje as perkthimet e gabuara e te servirura ne media sipas interesit nuk i sherbejne reformes ne drejtesi. Venecia eshte nje trupe profesionistesh te spikatur qe ka mision te kontribuoje ne forcimin e demokracise permes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anetare te KiE e me gjere te vendosin standarded me te mira per ceshtjet qe lipset medim”, deklaroi Balla.