‘Reduktohen stacionet e plazhit’, Klosi flet për planin e masave: Të premten vijnë ‘Charterat’. Kujdes higjena
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një mbledhje me “Task Forcën për Turizmin” ka folur për planin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku ka theksuar se janë reduktuar stacionet e plazhit për shkak se ka pasur më pak aplikime.
Klosi bën me dije se ditën e premte fillojnë të vijnë ‘Charterat me turistë të huaj në vend, një sinjal ky që tregon se turizmi po gjallërohet.
Sakaq ministri tha se është e rëndësishme të respektohet plani i masave në plazhe, ku theksoi rëndësinë që ka higjiena, e ngritja e dusheve në çdo plazh.
“Përgjegjësi më e madhe sa i përket aktiviteteve që mund të përhapin Covid. Rëndësi të madhe ka respektimi i rregullave të reja që kanë të bëjnë me menaxhimin e plazheve.
Ndarja e stacioneve të plazhit, ka filluar tashmë. Është situatë e ndryshme sa i përket edhe situatës me korona dhe ka të bëjë sa më shumë me ruajten e hapësirës publike. Nga 3300 stacione plazhi të ofruara nga stacione plazhi privat ka vetëm 800 që kanë aplikuar.
Ata që aplikojmë duhet ta bëjnë deri më 15 qershor, pataj të lidhin kontratat me këta operatorë. Të gjithë këta operatorë duhet të kenë të qartë se e rëndësishme është ruajtja e higjienës, nëpërmjet dusheve në stacioneve të plazhit.
Stabilizimi i jetës në det, në plazh dhe në stacionet e plazhit do të jetë parësor në këtë vit të vështirë që ende ka shumë pikëpyetje sa i përket situatës së Covid. Kemi shërbim 24 orë shëndetësor në zonat e plazhit.
Ditën e premte fillojnë charterat me turistë të huaj që të vijnë në vend. Ky është një sinal që jeta turistiket po gjallërohet”, tha ai.