Reforma zgjedhore, Ruçi paralajmëron Metën

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri disa deklarata të forta në mbledhjen e  Këshillit të integrimit, ku ndodhej dhe presidenti Ilir Meta.

Ai ka dalë kundër propozimeve Metës për të krijuar Këshill Politik dhe për ndryshimet ligjore për reformën në drejtësi. Ruçi deklaroi se askush nuk do të cenojë këtë reformë apo të zhbëjë ato që janë arritur deri tani.

“Hapja e negociatave është një fitore kombëtare. Këshilli Politik është dakordësuar për reformën zgjedhoren dhe kjo do të kontribuojë në realizimin e  zgjedhjeve me standardeve ligjore. Nuk do të lejojmë që të zhbëhet apo cenohet, apo ngadalësohet reforma në drejtësi”, tha Ruçi.

Në draftin me 14 pika që Presidenti i paraqiti opozitës jashtëparlamentare dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik që do të vendosë për ndryshimet ligjore e Kushtetuese në Reformën në Drejtësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT