Sa mund të kushtojë një test për koronavirusin në Shqipëri nëse lejohet tek privati

Deri më tani procesi i testimit të të dyshuarve për koronavirus po kryhet vetëm nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik, por duket se kërkesat e larta për teste po kalojnë kapacitetet. Në media thuhet se ISHP ka kërkuar që Ministria e Shëndetit të lejojë kryerjen e testeve edhe në laboratorët privatë.

Por sa mund të kushtojë?

Në një intervistë për Hapur.al, Doktor Vasil LLajo, administratori i një prej laboratorëve në vend njohur me emrin Intermedica ka zbuluar tarifën, për çdo person që mund të dojë të shkojë të bëjë testin. Edhe pse një vendim ende nuk është marrë, nëse Ministria e Shëndetësisë do të aprovojë kërkesën ose jo.

Sa mund të përllogaritet kostoja e testimit?

Kostoja e testimit me PCR mund të përllogaritet afërsisht 150-160€. Kostoja e testimit me serologji për çdo antikorp afërsisht 4000-5000 lekë të reja.Praktika e deritanishme ka treguar se është e mjaftueshme IgG ( nje lloj antikorpi).

I pyetur nëse është gati një laborator privat nëse qeveria lejon të hapë testimet edhe tek privati, doktori thotë:

Intermedica është e gatshme të fillojë dhe të përballojë fluksin e kërkesave për të testuar koronavirusin SARS CoV -2 si me PCR ( tampon) si dhe me serologji (antikorpe).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT