“Sa të jetë lala Gjoni, hani, pini dhe gërmoni”, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë denoncon shkatërrimin e kishës në Dajt (FOTO)

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncon me pamje shkatërrimin e qëllimshëm të kishës së shekullit të XI në Brrar, afër Dajtit.

Sipas Forumit, kisha është vetëm 10 minuta larg nga zyrat e Ministrisë së Kulturës ku paguhen afro 50 punonjës për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Ndërkohë, me pamje Forumi denoncon se në ditët e fundit është dëmtuar qëllimisht pragu i portës së kësaj kishe.

“Rubrika “Disinformojme publikun per monumentet”. Kjo eshte kisha e shek. XI ne Brrar, ne zonen e Dajtit, vetem 10 minuta nga zyrat e Ministrise se Kultures, ku paguhen 50 punonjes per mbrojtjen e trashegimise kulturore. Dallohen mbetjet e nje germimi klandestin i diteve te fundit,qe ka shkaterruar pragun e portes se monumentit. Sa te jete lala Gjoni, hani, pini dhe germoni”, thuhet në njoftimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

FOTO: Kisha e shekullit të XI në Brrar, afër Dajtit

105693999_3007429809373559_2793017778762611680_o.jpg

105897488_3007430002706873_4980990174651560852_o.jpg

105584765_3007430216040185_5393477005986840388_o.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT