Shahini: Hyjmë në fazën finale, suksese për çdo maturant në provim
Ministrja e Arsimit Besa Shahini shfaqi kënaqësinë që ky vit shkollor u mbyll pavarësisht vështirësive, falë përkushtimit të nxënësve dhe mësuesve.
Ajo në Facebook shkroi se tani vjen faza finale e maratonës, ku nisin provimet e maturës.
“Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.
Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! ?
Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.”, ishte mesazhi i Shahinit në Facebook.