Shkodra rikthehet sërish në vatër të rrezikshme, 18 të prekur me Covid në 24 orët e fundit, një e prekur nga Fieri niset me urgjencë drejt Tiranës

Shkodra rikthehet sërish në një vatër të rrezikshme, pasi sot janë raportuar 18 raste të reja në 24 orët e fundit.

Mësohet se shumica e të infektuarve të raportuar gjatë 24 orëve të fundit janë konktate të rasteve të mëparshme.

Pas rritjes drastike të shifrave të fundit, Shkodra tashmë renditet si qyteti i dytë me bilancin më negativ pas Tiranës.

Sakaq mësohet se 2 raste u raportuan dhe në Fier, një prej tyre një 86-vjeçare e cila është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Kujtojmë se sot në të gjithë vendin Ministria e Shëndetësisë raportoi 82 raste të reja me Covid për 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e të prekurve në Shqipëri në 1672.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT