Shpërthimi i koronavirusit, Rama apel shqiptarëve: Një mbyllje tjetër…

Kryeministri Edi Rama po flet për situatën e krijuar nga shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri, duke pasur shifra alarmante.

Kryeministri shprehet se situata ishte parashikuar, por se masat me ushtri e polici nuk mund të përdoren për të bindur qytetarët se duhen mbajtur rregullat dhe respektuar protokollin.

“Një rimbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për vendin tonë. E kishim të qartë se nga hapja do të kishim shifra të tillë’, tha Rama, duke përsëritur me forcë nevojën e respektimit të masave.

Deklarata e Ramës

“Është e kotë të përsëris sesa herë u kam thënë që COVID-i është armik i padukshëm dhe sa shumë u shtuan zërat tuaj se kjo është lojë dhe konspiracion. Atyre me fjalët dhe tubimet rrugëve. Kur vendosëm që të heqim masat dhe të lirojmë. Ishim të qartë se hapja do të sillte edhe rrezikun e harresës, por bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe do ta bënim sërish.

Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte ditë pas dite kthimin në normalitet duke thënë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar. Kemi zgjedhur rrugën e këshillimit dhe jo të ndëshkimit të bizneseve për t’ia lehtësuar hallin gjithkujt. E kemi ditur dhe thënë se numrat do të rriteshin, gjëra më normale, po u ndodh të gjitha vendeve, ashtu si kundër kam kërkuar të mirëkuptoni nevojën për solidaritet të ri për rregullat.

konomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallen. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për cdo familje dhe burimet e energjisë së rimëkëmbjen. Nëse do të vijojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam kur u mbyllëm dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë. As në mend nuk dua ta coj këtë, pasi kam bindjen se ende e kemi vetë në dorë. Numrat janë shqetësues, por në kontroll, testimet janë rritur”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT