Shpërthimi i rasteve me COVID-19, a është QSUT është vatra më e madhe e infeksionit në vend?

E marta ka patur një rritje të ndjejshme të rasteve me koronavirus në vendin tonë, plot 36 të infektuar në 24 orë.

Në deklaratën e saj zyrtare, ministria e Shëndetësisë nxitoi t’ua hedhë fajin qytetarëve dhe opozitës, me prektekstin e grumbullimeve të pakontrolluara.

Në fakt, nëse i referohemi trendit të ditëve të fundit, mësohet se shpërthimet më të mëdha kanë ndodhur në pikërisht në QSUT.

Duket paradoksale, por edhe vetë spitalet janë kthyer në vatra të infeksioneve, si pasojë e ngelizhencës së institucioneve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe opozita, përmes Bardh Spahisë, i cili thekson se rastet e infektuarve i takojnë kontakteve të të infektuarve në QSUT dhe Senatorium. Sipas opozitës, QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.

“E turpshme propaganda se grumbullimet masive qenkan shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve!!! E pështirë që kjo propagandë vihet në gojën e atyre që i thonë vetes profesionistë. Ajo që, për turpin e tyre, fshehin militantet profesioniste të Edi Ramës është se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.

QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.

Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.

Qytetarët nuk mund të mbahen në asnjë rast përgjegjës pse kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për t’u mbledhur. Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve.

Ai që vjedh shqiptarët edhe tek maskat për mjekët dhe letrat higjenike për të sëmurët me COVID, nuk e ka problem të gënjejë edhe kur është direkt fajtor. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është fatkeqësi për këtë vend”, shkruan ai duke e hedhur direkt fajin tek Ogerta Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT