Shqiptarët pa transport publik, urbanët nuk nisin punën të hënën

Urbanët duket se nuk do të nisin punën ditën e hënë me 15 qershor, pavarësisht vendimit të marrë nga qeveria.

Shoqata e Transportit publik ka deklaruar se nuk i kanë kapacitete e duhura për të rifilluar me transportin në linjat kombëtare.

Përfaqësuesi i shoqatës së Transportit publik ka deklaruar se në kushtet në të cilat ndodhen subjektet e transportit për shkak të kushteve të vështira të krijuara si rezultat i pandemisë.

“Ky është një lloj shërbimi që nuk mund të kryhet sipas protokollit të propozuar nëse nuk do të ketë ndërhyrje në subvenciononim e kapaciteteve të munguara si rezultat i zbatimit të këtyre masave.

Në emër të subjekteve nga transporti publik janë kërkuar marrja e masave që do të mundësojë këtë rinisje.

Transport publik falas të garantuar nga organet përgjegjëse dhe operatorët garantonin një platformë të sigurt. Katër pikat që ne kemi publikuar janë:

Mungesa e subvencioneve në të ardhurat për subjektet

heqja e Akcizës,

Heqja e TVSH gjatë 2020

Dhe rimbursimi i kategorive të personave.

Në këto kushte subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetas në çdo datë që do të urdhërohet rifillimi i shërbimit do të refuzojnë shërbimin e linjave në nivel kombëtar, këto linja janë të paafta për ta rifilluar këtë shërbim”, është shprehur ai

Back to top button
LAJMET E FUNDIT