Shtrimet në spitale dhe rritja e të infektuarve/ Ministria e Shëndetësisë publikon videon, ja ç’duhet të dini

Teksa numri i të infektuarve dhe shtrimeve në spitale po rritet dita ditës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar sot një video me përgjigjet për 6 pyetjet më të shpeshta që bëhen rreth koronavirusit.
Në videon e publikuar nga MSH theksohet se mbajtja e maskës në ambientet ku nuk mund të sigurohet distanca fizike jo më pas se 1.5 metër është e rëndësishme.
Po ashtu shpjegohet se distancomi social nënkupton qëndrim në shtëpi dhe të qëndrosh larg personave që janë jashtë banesës.
“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Ju lutemi ndiqni videon ”, thuhet në postimin e ministrisë.