SKANDALI/ Avokati në TV informativ bën deklaratën SHOKUESE: Po ju erdhën mjekët për testin e Covid, kërcënojini me THIKA e HANXHARË! Unë iu thashë “afrohu se DO JU VRAS”

Avokati i njohur Altin Goxhaj bën thirrje për kundërshtimin e testit për koronavirusin dhe thotë se qytetarët duhet t’i kërcënojnë mjekët “me thika dhe hanxharë”.
Deklaratën shokuese, avokati Goxhaj që njihet edhe si përkrahës i teorive konspirative se koronavirusi është shpikje për të shpopulluar botën, e ka bërë nga ekrani i një televizioni të njohur në vend, Fax Web.
Në videon e postuar më pas në rrjetet sociale, Goxhaj dëgjohet teksa thotë se edhe ai ra pre e kamerës së fshehtë të Ismet Drishtit, që i telefonoi duke i thënë se është mjek i ISSH-së dhe duhet t’i kryejë testin.
E ndonëse i pavetëdijshëm që ishte në kamera të fshehtë, duke menduar se fliste me mjekët, Goxhaj pohon se u ka thënë “guxoni dhe afrohuni se do ju vras”.
Sikur të mos mjaftonte kjo deklaratë e rëndë, avokati Altin Goxhaj, që ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale, i bën thirrje qytetarëve që nëse iu afrohen mjekët për t’iu kryer testin, të marrin “thika, hanxharë e çfarë të kenë” për t’i kërcënuar.
Ja deklarata tronditëse e avokatit Altin Goxhaj, e bërë në një televizion informativ:
I dhanë një lëpirëse dhe lëpiu një lëpirëse. Kur më mori mua në telefon Ismet Drishti për të më futur në kurth në kamera, dhe më futi në kurth, se unë e besova se ishte direkt Instituti i Shëndetit Publik, unë i dhashë përgjigjen standarte që duhet t’i japë çdo shqiptar, i thashë “guxo dhe afrohu se do të të vras, guxo dhe afrohu se do të të vras”.
Sepse dy duar për një kokë janë, dhe koncepti kush është, koncepti që ta kenë parasysh të gjithë. Kur ju marrin në telefon këta të Institutit të Shëndetit Publik, thoini që na e sillni me shkresë. Dhe bëni gati thika, hanxhare, ça të keni sepe ata që po vijnë, po vijnë për t’ju shpikur juve koronavirusin.
Sepse si iu gjetën juve. Në çfarë forme ju marrin në telefon? Në çfarë mënyre e kanë si “story” ju marrin në telefon. Kjo është pikërisht ajo që iu bënë vëllezërve Budina, që ishte një pisllik i madh. Prandaj dhe unë po ju them, kini parasysh një gjë të tillë, dhe fiksoheni këtë gjë, kërcënojini doktorët most ë guxojnë t’ju afrohen. Sepse është i gjithë plan ii këtyre, një vrasje kolektive që u bëjnë njerëzve.