Skandali në Krujë/ Gruaja me Covid, mjeku Mata vijon të shkojë në spital ende pa dalë përgjigjia e testit. Ministria mbledhje urgjente

Një skandal është raportuar para 2 ditësh në Krujë, ku mjeku imazherist Ardian Mata dhe gruaja e tij e infektuar me Covid kanë refuzuar karantinimin e detyruar.
Nonëse ka dy ditë që ngjarja është denoncuar në media si skandal, mjeku vijon të shkojë pa asnjë problem në ambientet e spitalit, ndonëse ende s’i ka dalë përgjigjia e testit pasi i është marrë tamponi.
Sakaq lidhur me këtë ngjarje është vënë në lëvizje edhe Ministria e Shëndetësisë e cila sot ka zhvilluar një mbledhje për çështjen e mjekut por ende nuk dihet se çfarë vendimi pritet të marrë.
Po ashtu bëhet me dije se edhe pse çifti e kanë të detyruar karantinën me ligj, janë parë duke lëvizur lirshëm në kafe dhe në ambiente të tjera, pa asnjë problem apo kujdes se mund t’ua transmetojnë virusin të tjerëve.