Skandaloze/ Zëvendkryeministri Rakiç, mban takim pa asnjë simbol të shtetit të Kosovës

I sapoemëruari zëvendës kryeministri dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal Goran Rakiç, është takuar me udhëheqësit e njësive dhe departamenteve në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Por ajo që bie në sy siç edhe shihet në foto nuk ka asnjë simbol të Republikës së Kosovës.

Në takim është biseduar për planin dhe aktivitetet e ministrisë për periudhën e ardhshme.

Ministri Goran Rakiç shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë punonjësit në Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për funksionimin sa më efikas dhe më të mirë të ministrisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT