SPAK merr dosjet e ish-gjyqtarëve që “ngecën” në rrjetën e Vetting-ut

Prokuroria e Posaçme antikorrupsion ka tërhequr të gjitha dosjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët janë shkarkuar nga vettingu.
Burime nga SPAK për “Report TV” bëjnë të ditur se po verifikohen nëse ka elementë të veprës penale për pastrim parash apo korrupsion dhe fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë pasur.
Hetimi i është besuar dy prokurorëve, ndërsa ekspertët financiar do të verifikojnë çdo transaksion ndër vite. Ndërkohë javën e ardhshme pritet të thirren në SPAK të gjithë ish-gjyqtarët e shkarkuar.
Gjyqtarët e shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkua
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë
Xhezair Zaganjori, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar