‘Spanja mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave’, zbardhet biseda e Cakajt me homologen spanjolle
Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologen spanjolle Arancha González Laya.
Mësohet se ata kanë diskutuar gjerësisht për masat e marra në luftën kundër COVID-19 dhe për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.
Përmes një stastusi në ‘Facebook’, Cakaj ka treguar se kanë folur edhe për rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian
Postimi i plotë:
Sot zhvillova edhe një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, znj. Arancha González Laya!
Biseduam gjerësisht për masat e marra në luftën kundër COVID-19 dhe për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.
Po ashtu, folëm edhe për rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Falënderues për mbështetjen e Spanjës për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE!
U pajtuam që të shterojmë bisedat e nevojshme teknike, për të mbyllur një varg marrëveshjesh në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh!