Takimi në Uashtington, Thaçi: Nuk mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë pa demarkimin e kufijve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë mbrëmjen e sotme se nuk mund të ketë një marrëveshje Kosovë – Serbi, pa demarkimin e kufijve.

I ftuar në emisionin Opinion, Thaçi shtoi se takimi i 27 Qershorit në Uashington nuk do të sjellë njohjen reciproke mes dy vendeve, por mund të hapë mundësinë që ky proces të ndodhë në të ardhmen e afërt.

“Unë nuk mendoj se takimi i Uashingtonit do të sjellë njohjen reciproke, por mund të hapë mundësinë e këtij procesi që të ndodhë në të ardhmen e afërt. Nga ana tjetër nëse nuk arrihet një marrëveshje që rezulton me implementimin e plotë të vullnetit të njerëzve në Kosovë dhe Serbi, e ka deklaruar qartë Ambasadori Grenell do të ketë rikthim në “status quo” që do të thotë ngrirje  apo shtrirje e atij konflikti që e kemi mes Kosovës dhe Serbisë. Do të ketë pasoja në rrafshin ekonomik, social, politik, por dhe atë të diplomacisë. Një marrëveshje përfundimtare mes shtetit të Kosovës edhe Serbisë nuk mund të arrihet pa demarkimin e kufijve dhe kjo duhet të ndodhë mes ekspertëve të dy vendeve”, u shpreh Presidenti Hashim Thaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT