Terrorizmi në Shqipëri/ Kapuçë-zinjtë e RENEA, me një tjetër mision ashtu si në Gjermani dhe SHBA

Forcat speciale RENEA tashmë do të kenë edhe një tjetër mision; atë të luftës ndaj terrorizmit dhe hetimit operativ të elementëve terroristë që mund të kenë mbërritur në Shqipëri përmes rrugëve të ndryshme.
RENEA janë forcat speciale shqiptare të ngjashme me ato të Gjermanisë, GSG 9, të SHBA-ve, SËAT apo CO19 angleze. RENEA i ka fillesat në vitin 1990 në kohën kur forcat speciale njiheshin me emrin Reparti 326, i cili ishte i përbërë nga rreth 600 pjestarë dhe detyrat parësore ishin kundërterrorizmi, kontrolli i protestave dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.
Policët ose trupat RENEA trajnohen jashtë vendit nga Policia Federale Gjermane GSG 9 dhe janë vlerësuar për aftësitë e tyre të larta si dhe posedojnë pajisje dhe armatim modern.
Pas Repartit 326, forcat speciale RENEA të njohura edhe si Reparti 88, ishin të përbëra nga 80 persona të përzgjedhur nga 600 pjestarët e repartit fillestar. Reparti aktual i RENEA është i përbërë nga 120-200 operatorë (numri i saktë është sekret shtetëror). Fillimisht ishte i organizuar sipas sistemit ushtarak të Regjimentit 22 Special Air Service (SAS) britanik, me skuadra bazë prej 4 personash.
Kjo sepse Policia Shqiptare ishte një organizatë ushtarake, dhe ishte parashikuar përdorimi i policisë në rast lufte. Gjithsesi, tashmë RENEA do të ketë misionin e të vepruarit në rrjetet mafioze që merren me trafik të njerëzve, duke qenë mes tyre edhe dyshime për terroristë të ISIS.
Burime të gazetës Shqip bëjnë të ditur se pas dokumentarit në Top Story për trafikun e arabëve janë shtuar dyshimet për mbërritjen në Shqipëri të elementëve terroristë, duke bërë që RENEA të marrë përsipër një mision të tillë.