Thaçi e Veseli në Hagë, këshilltari i Metës: Aktakuzë e iniciuar nga Vuçiç. Rama dhe presidenti i Kosovës e morën për budalla

Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit Ilir Meta thotë se aktakuza e Hagës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin është e inicuar nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Kjo është e iniciuar nga Vuçiç dhe Rusia që kurrë nuk kanë hequr dorë nga shkatërrimi i shtetit të Kosovës. Serbinë dhe Rusinë e kanë mbështetur edhe qarqe në perëndim”, tha Kulla në emisionin e Enii Vasilit. Më tej, ai u shpreh se Vuçiç është një politikan i zoti dhe se Rama dhe Thaçi u treguan naiv sepse e morën për budalla.

“Vuçiç është politikan i zoti. Ai ka qenë ministër në kohën e Millosheviçit. Ai përfaqëson politikën serbe në 30-40 vitet e fundit. Më vjen keq që Rama dhe Thaçi u treguan naiv  dhe e morën për budalla, por Vuçiç doli i fituar. Është e qartë që në krye të historisë është zhbërja e njohjes së Pavërësisë së Kosovës.

Politikanët e Kosovës duke luftuar me njëri-tjetrin kanë harruar arsyen pse janë aty. Ka qenë gabim i Thaçit dhe gjithë të tjerëve që e votuan këtë Gjykatë. Thaçin e kthyen se me shpalljen e akuzave ishte e qartë që ndodhi direkt pas vizitës së Presidentit Vuçiç në Rusi, ku takoi Putin.

Rusia dhe Serbia nuk e kanë hequr çnjohjen e Kosovë kurrë nga axhenda e tyre politike dhe gjendemi në pozitë qesharake që nga një anë i gjuajmë me gurë Perëndimit dhe nga ana tjetër i gjuajmë Gjykatës.

Nuk ka një fuqi apo dy fuqi që s’janë dakort që kur u ngrit kjo Gjykatë, qëllimi është zhbërja e Pavarësisë së Kosovës duke goditur autoritetet politike të shtetit të Kosovës, nga Serbia dhe sponsorët e saj ndërkombëtarë,” tha Kulla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT