Tirana pa ujë këtë fundjavë, UKT bën njoftimin e rëndësishëm

UKT ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave do të këtë kufizime të ujit të pijshëm në kryeqytet. Zyrtarisht ujësjellësi bën me dije se do të nisë një investim i ri, i cili do të shtojë ndjeshëm sasinë e ujit në Bovillë.

Njoftimi i UKT-së

Ju kujtojmë se ditën e shtunë fillojnë punimet për tubacionin e ri 10 km, i cili do shtojë sasinë e ujit në Bovillë.

Rriten ndjeshëm oraret e furnizimit. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve për kufizimet gjatë kësaj fundjave dhe marrjen e masave për të mirë-administruar depozitat personale apo të godinës ku banojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT